Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, është fejuar me modelen dhe influenceren 23-vjeçare Alexandra Saint Mleux. Lajmin e ndanë në Instagram me foto romantike dhe me qenin e tyre, Leo, tashmë i famshëm mes tifozëve të Formula 1.
Çifti është bashkë që nga marsi 2023, kur u panë në Javën e Modës në Paris. Sipas “Daily Mail”, unaza e fejesës së Alexandrës vlen rreth 525 mijë dollarë.
Leclerc ka pasur më parë dy lidhje, me italianen Giada Gianni dhe më pas me arkitekten Charlotte Siné, e cila dikur u detyrua t’i shkruante në YouTube që ta linte të hynte në shtëpi, pasi ai nuk dëgjoi zilen për shkak se po luante video-loja me kufje.
Leclerc dhe Alexandra përpiqen të ruajnë privatësinë, por kohët e fundit janë shfaqur në tapetin e kuq në Nju Jork. Piloti ka rrëfyer me humor se partnerja i “vjedh” xhaketat kur ai udhëton për gara.
)
Qeni i tyre Leo është kthyer në yll të rrjeteve sociale; rivali i Leclerc, Alex Albon, ka thënë me shaka: “Ai qen jeton më mirë se unë.”
Ndër pilotët e Formula 1, aktualisht vetëm Nico Hulkenberg është i martuar, ndërsa Max Verstappen ka një vajzë me të fejuarën e tij, Kelly Piquet.


                                    

