Leclerc optimist pas testit të parë në Bahrein
L

Leclerc optimist pas testit të parë në Bahrein

Charles Leclerc përfundoi i treti në listën e xhirove që makinat kryen në ditën e parë të testimit të kryera në pistën e Bahrein. Piloti i Ferrarit përfundoi pak më shumë se gjysmë sekonde pas kohës më të mirë të Lando Norris.

Gjithsesi, monegasku arriti të kompletojë gjithsej 80 xhiro krahasuar me vetëm 58 të kryera nga Norris. Xhirot e Lewis Hamilton të kompletuara gjatë seancës së mëngjesit duhet t’i shtohen gjithashtu totalit të SF-26, duke e çuar totalin e përgjithshëm në 132 xhiro në ditën e parë.

Këto janë shifra inkurajuese për ekipin nga Maranello. “Ishte një ditë testimi produktive për mua. sepse arritëm ta përfundonim programin pa ndonjë problem të veçantë, gjë që është gjithmonë pozitive në këtë fazë“, komentoi Leclerc.

“Ndjesia ishte mjaft e ndryshme nga ajo në Barcelonë, pasi kushtet janë shumë të ndryshme këtu, por kjo është pikërisht ajo që na duhet: të fitojmë përvojë në një pistë tjetër dhe të kuptojmë se si sillet makina në skenarë të ndryshëm”, komentoi Leclerc.

“Deri më tani, të dhënat janë në përputhje me atë që prisnim nga simulimet, gjë që është inkurajuese. Tani qëllimi është të vazhdojmë të punojmë në program dhe të sigurohemi që të arrijmë sa më të përgatitur të jetë e mundur për garën e parë“, deklaroi Leclerc

TË FUNDIT