Legjendat e F1 tregojnë momentet që ndryshuan përgjithmonë kampionatin
L

Legjendat e F1 tregojnë momentet që ndryshuan përgjithmonë kampionatin

Shtatë kampionë të Formula 1 – Sir Jackie Stewart, Alain Prost, Nigel Mansell, Mika Hakkinen, Jacques Villeneuve, Mario Andretti dhe Emerson Fittipaldi, janë bashkuar në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood 2025 për të festuar 75-vjetorin e F1 dhe për të ndarë momentet që sipas tyre e transformuan sportin.

Jacques Villeneuve theksoi vdekjen tragjike të Ayrton Senna në vitin 1994 si një pikë kthese: “Para dhe pas Senna-s, gjithçka ndryshoi. U kuptua se duhej bërë diçka serioze për sigurinë”.

Mario Andretti përmendi zbulimin e ground effect si revolucionin më të madh në motorsportin modern, duke theksuar ndikimin e tij edhe sot në të gjitha format e garave.

Mario Andretti looks on in the Paddock

Nigel Mansell përmendi tri momente: grevën e pilotëve në Afrikën e Jugut, ngritjen e Bernie Ecclestone si drejtues i F1, dhe aksidentet vdekjeprurëse në Imola më 1994 që “ndryshuan sportin përgjithmonë”.

Mika Hakkinen foli për ndryshimet e mëdha të sigurisë, duke krahasuar rrezikun ekstrem të viteve të hershme me ndjesinë e sigurisë në vitet ’90 dhe 2000.

Sir Jackie Stewart përmendi ndikimin e mjekut Sid Watkins, duke theksuar se pa të, shumë nga pilotët e sotëm nuk do të ishin gjallë.

Emerson Fittipaldi kujtoi se në fund të viteve ’60, për çdo 21 pilotë, tre nuk e përfundonin sezonin gjallë: “Sot, falë punës për sigurinë, gara është shumë më e sigurt, madje jam më i qetë kur shoh djalin tim duke garuar”.

TË FUNDIT