Leon Avdullahu zyrtarisht zgjedh Kosovën, konfirmimi vjen nga Agim Ademi
L

Leon Avdullahu zyrtarisht zgjedh Kosovën, konfirmimi vjen nga Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar se talenti Leon Avdullahu ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Përmes një postimi në Facebook, Ademi njoftoi me entuziazëm se pritjes i ka ardhur fundi dhe se Leoni tashmë është pjesë e ekipit tonë kombëtar.

Ky është një lajm i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit kosovar, duke pasur parasysh potencialin dhe perspektivën që Avdullahu sjell me vete, shkruan AutoPortali.

Postimi i tij:

Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat.

Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen”, ka shkruar Ademi, raporton IndeksOnline.

Ai i ka uruar mirëseardhje Avdullahut të Kosova.

“Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty. Të priftë e mbara me Kosovën!.

TË FUNDIT