Lëshohet për qarkullim kyçja në Mazgit
L

Lëshohet për qarkullim kyçja në Mazgit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se është lëshuar kyçja në Mazgit për qarkullimin e automjeteve, pasi kanë përfunduar punimet e asfaltimit të planifikuara në këtë segment rrugor.

Sipas njoftimit, ndërhyrja është realizuar si një masë e përkohshme me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik, përcjell AutoPortali.

Gjatë ditëve në vijim do të vendoset edhe sinjalizimi horizontal.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT