Futbollisti i Kombëtares së Polonisë dhe klubit të Barcelonës, Robert Lewandowski gjatë një interviste me legjendën, Rio Ferdinand ka folur për takimin e parë që pati me Lamine Yamal. Lewa thotë se s’ka parë asnjëherë një talent si futbollisti spanjoll.
“Herën e parë kur e pashë Lamine Yamal në stërvitje, ai ishte 15-vjeç. Unë kam parë shumë talente gjatë jetës sime, por kurrë një si ky. O Zot, ishte fantastik. Si mund të bëjë diçka të tillë në këtë moshë. Ju premtoj, ishte diçka e pabesueshme”, tha Robert Lewandowski.

Dyshja e Barcelonës janë duke kaluar momente fantastike së bashku gjatë këtij edicioni në të gjitha garat.



