Lewis Hamilton gjen Ferrarin F40 pas 30 vitesh në garazh
L

Lewis Hamilton gjen Ferrarin F40 pas 30 vitesh në garazh

Lewis Hamilton ka realizuar një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë duke gjetur një Ferrari F40 që kishte qëndruar për më shumë se 30 vjet i harruar në një garazh, i mbuluar nga pluhuri.

Makina u dërgua në Maranello, ku inxhinierët dhe mekanikët e Ferrarit e restauruan plotësisht.

“F40 është makina e ëndrrave të mia që kur isha fëmijë. Kur e gjeta pas më shumë se 30 vitesh, e dija se duhej ta sillja në shtëpi. Për mua, kjo është realizimi i një ëndrre”, tha Hamilton.

Ferrari F40 u prezantua në vitin 1987 dhe konsiderohet një nga makinat më ikonike në histori. Ajo ka një motor V8 2.9 litra me dy turbo, rreth 478 kuaj fuqi dhe arrin mbi 320 km/h.

F40 u krijua me një qëllim të vetëm: shpejtësi, peshë të ulët dhe një ndjesi sa më të pastër në drejtim.

TË FUNDIT