Policia ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në bregdet, në zbatim të urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Gjatë kontrolleve në plazhin e Gjirit të Lalzit, si pjesë e operacionit “Plazhi i lirë”, janë identifikuar dhe liruar zona që ishin zënë në mënyrë të paligjshme nga dy persona.
Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan 78 komplete me çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje, ndërsa shtetasit Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 vjeç, të dy banues në Ishëm, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, shkruan AutoPortali.
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e aktiviteteve që zhvillohen pa leje gjatë sezonit turistik.



