Lirohen hapësira publike në tre plazhe, sekuestrohen 169 sete me çadra
L

Lirohen hapësira publike në tre plazhe, sekuestrohen 169 sete me çadra

Kontrollet përgjatë vijës bregdetare vijojnë në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim çlirimin e hapësirave publike të pushtuara në mënyrë të jashtëligjshme.

Gjatë aksioneve të fundit janë liruar zona të zëna në mënyrë të paligjshme në plazhin e Currilave, Spillesë dhe Kepin e Rodonit.

Policia e Shtetit Shqiptar njofton se janë sekuestruar 169 sete me çadra dhe shezlonë, ndërsa tre persona janë proceduar penalisht.

TË FUNDIT