Lisjeta Thaqi renditet e para në botë në konkurrencën e vajzave në paragllajd
L

Lisjeta Thaqi renditet e para në botë në konkurrencën e vajzave në paragllajd

Pilotja e jashtëzakonshme Lisjeta Thaqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur e para në botë në kategorinë e femrave, duke vendosur Kosovën në majën e paragllajdit botëror dhe duke shkruar një faqe të re historike për sportin kosovar.

Ky triumf nuk përfaqëson vetëm një fitore personale, por është një arritje që pasqyron gjithë përkushtimin dhe punën e palodhur të komunitetit të aviacionit sportiv në Kosovë, si dhe për të gjithë ata që besojnë në disiplinën, përpjekjen dhe ëndrrat e mëdha.

Sukseset e tilla i japin inspirim të rinjve dhe afirmojnë potencialin e jashtëzakonshëm të sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Arritja e Thaqit është rezultat i punës së përkushtuar nën drejtimin e trajnerit të saj, rekordmenit botëror dhe evropian, Fanol Shala, i cili me përvojë, vizion dhe udhëheqje ka ndërtuar një ekip kampionësh.

Përmes përpjekjeve të tij, sportistët kosovarë kanë arritur të konkurrojnë në nivel më të lartë dhe të sigurojnë rezultate që shkruajnë histori.

Nën kujdesin dhe drejtimin e Federata Aeronautike e Kosovës, ky rezultat konfirmon se Kosova tashmë është një forcë serioze në skenën ndërkombëtare të paragllajdit dhe e vendos vendin në hartën globale të sportit të aviacionit, duke frymëzuar brez pas brezi për arritje të reja në këtë disiplinë. /AutoPortali

TË FUNDIT