Max Verstappen nuk e mbrojti titullin, por ai mbetet piloti më i paguar në Formula 1. Vlerësohet se në vitin 2025 është pasuruar me 76 milionë dollarë, duke përfunduar fare pak përpara Lewis Hamilton, që është shembull se fitimet nuk ndjekin gjithmonë rezultatet në pistë.
Piloti i Ferrarit pati sezonin më të dobët të karrierës, pa asnjë podium, por megjithatë në llogarinë e tij kanë kaluar 70,5 milionë dollarë. Me fjalë të tjera, Hamilton ka marrë 450.000 dollarë për çdo pikë të fituar (156 pikë). Pika e Verstappenit (421 pikë) vlen “vetëm” 180.000 dollarë.
Fitimi i fundit i Maxit vazhdon trendin shumëvjeçar ku kontrata e tij me Red Bullin vendos standarde të reja për pagat e pilotëve. Raportet nga paddock-u e rendisin vazhdimisht pagën e tij bazë në majë ose afër majës midis sportistëve në përgjithësi. Bonuset e tij të bazuara në fitore dhe klauzolat e lidhura me kampionatin sigurojnë që të ardhurat të ndjekin dominimin e tij të vazhdueshëm në krye të renditjes. Holandezi ka një pagë bazë prej 65 milionë dollarësh, ndërsa edhe 11 milionë të tjera i ka marrë përmes bonuseve.
Lando Norris, pas fitimit të titullit të parë me McLarenin, renditet i treti me rreth 57,5 milionë dollarë nga paga dhe bonuset e kombinuara. Paga e tij bazë mbetet relativisht modeste, e vlerësuar në 18–20 milionë dollarë, por sezoni kampion aktivizoi pagesa të mëdha bonusësh që pothuajse e trefishuan shumën kryesore dhe e futën atë në elitën financiare të Formula 1.
)
Më poshtë në listën e fitimeve për vitin 2025, modeli është i qartë: yjet e rinj dhe fituesit e provuar të garave po kapitalizojnë popullaritetin e Formula 1. Paketa e vlerësuar e Oscar Piastri prej 37,5 milionë dollarësh pasqyron ngritjen e tij të shpejtë nga debutant në pretendent për titull, me pagë bazë në rangun e ulët të tetë shifrave, e përforcuar me një strukturë të pasur bonusesh të ngjashme me atë të Norrisit.
Ndërkohë, Charles Leclerc, si pika e qëndrueshme e ekipit Ferrari, zë vendin e pestë me rreth 30 milionë dollarë pagë, pavarësisht një viti pa bonuse. Veterani Fernando Alonso ende ka vlerë të lartë te Aston Martin, me rreth 25 milionë dollarë fitime, po aq sa edhe George Russell, ndërsa Lance Stroll dhe Carlos Sainz janë në rangun e “tinejxherëve” të ulët deri në të mesëm të milionëve kur bashkohen paga dhe bonuset.
Top dhjetëshen e mbyll talenti i ri Kimi Antonelli, me gjithsej 12,5 milionë dollarë, që tashmë përfshin një pagë bazë prej 5 milionë dhe potencial të madh bonusesh, një tregues se sa agresivisht ekipet e mëdha po investojnë në gjeneratën e ardhshme. Më pak i paguari është debutuesi Gabriel Bortoleto, rreth 1 milion dollarë.
)
Megjithatë, braziliani është i pari në një listë tjetër. Ai ka shkaktuar dëmet më të mëdha në riparimin e bolidit në vitin 2025. Për të qenë të saktë, Sauber ka paguar 3.976.000 dollarë për dëmet. Më pak dëme ka shkaktuar, sigurisht, Verstappeni — rreth 450.000 dollarë.



