Londra pa filtra: 10 përvoja që nuk duhen humbur në zemër të metropolit
L

Londra pa filtra: 10 përvoja që nuk duhen humbur në zemër të metropolit

Londra është një përzierje mes historisë mbretërore dhe kulturës bashkëkohore, duke u ofruar vizitorëve një përvojë të pasur përmes monumenteve ikonike, parqeve të gjelbra, muzeve të klasit botëror dhe lagjeve karakteristike. Qoftë nëse po e viziton për herë të parë apo je kthyer për të zbuluar më shumë, ky qytet ka diçka për çdo lloj udhëtari.

Nga shëtitjet buzë lumit deri te pamjet nga kulmet e qiellgërvishtësve, këto janë 10 gjëra që nuk duhet t’i humbisni në Londër, shkruan EconomicTimes, transmeton AutoPortali.

Shëtit nëpër Tate Modern dhe Galerinë Kombëtare

Në një ditë të vetme mund të përjetosh artin modern dhe klasik: Tate Modern sjell instalacione bashkëkohore, ndërsa Galeria Kombëtare ekspozon kryevepra si “Lulet e diellit” të Van Gogh-ut.

Zbulo tregun Borough Market

Provo ushqime rrugore nga e gjithë bota, merr djathë artizanal ose bukë të sapopjekur, dhe vëzhgo kuzhinierët në aksion në këtë pikë të gjallë kulinare pranë urës së Londrës.

 

Vizito Kullën e Londrës dhe ec mbi urën Tower Bridge

Shih nga afër Bizhuteritë Mbretërore dhe dëgjo histori intrigash mesjetare. Më pas, shijo horizontin e qytetit nga kalimet me xham në lartësinë e Tower Bridge.

Shijo pamjen nga Sky Garden

Një kopsht publik në majë të një qiellgërvishtësi, me pamje panoramike mbi Thames, The Shard dhe Qytetin. Hyrja është falas, por kërkon rezervim paraprak.

Hip në London Eye

Rrota 135 metra e lartë të ofron një panoramë të jashtëzakonshme të qytetit veçanërisht magjike në perëndim të diellit.

Vizito Muzeun Britanik

Shih Gurin e Rozetës apo skeletët e dinozaurëve shumë nga muzetë më të mëdhenj të Londrës janë falas, të përshtatshëm për familje dhe lehtësisht të arritshëm me metro.

Shiko një shfaqje në West End

Distrikti teatror i Londrës ofron gjithçka: nga muzikale që luhen prej vitesh, deri te prodhime të reja. Rezervimi paraprak ndihmon për çmimet më të mira.

Eksploro lagjet e Londrës

Ec nëpër Shoreditch për art rruge, në Notting Hill për shtëpi me ngjyra dhe gjëra të vjetra, apo në Hampstead Heath për gjelbërim të gjerë dhe pamje të mrekullueshme të skyline-it.

Zhytu në historinë e Churchill War Rooms

Zbri poshtë në qendrën komanduese të Luftës së Dytë Botërore, ku Churchill drejtoi fushatën ushtarake. Një muze imersiv që të fut thellë në historinë britanike.

Provo një çaj tradicional ose drekë në pub

Shijo një çaj pasditeje me scone në një hotel historik ose zgjidh një pub klasik për drekë me “fish and chips” dhe një gotë birrë. /AutoPortali

TË FUNDIT