Makina godet dy kalimtare në Pogradec, mes tyre një fëmijë
M

Makina godet dy kalimtare në Pogradec, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec, të Shqipërisë.

Një automjet ka përplasur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore, të cilat në momentin e aksidentit po kalonin nga njëri krah në krahun tjetër të rrugës.

Sipas OraNews, e moshuara ka marrë demtime të shumta, ndërsa është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave. /AutoPortali

TË FUNDIT