Makinat e vjetra janë më të mira se ato të rejat!?
M

Makinat e vjetra janë më të mira se ato të rejat!?

Kur nuk ka modele të reja evropiane, japoneze apo koreane në treg, duhet të kënaqesh me atë që ke ose ta zbukurosh realitetin. Nuk ka shumë mendim kritik në median ruse, dhe në momentet kur vendi është në luftë me Ukrainën, fillon të krijohet një realitet paralel.

“Makinat moderne nuk kanë shpirt”, shkruan revista ruse e automobilave zr.ru. transmeton AutoPortali.

Embargoja e bën të vështirë importimin e pjesëve të makinave, dhe kanalet për përditësimin e softuerit të makinave më të reja janë gjithashtu të mbyllura.

“Makinat moderne, pavarësisht se janë të pajisura me teknologji të përparuar, nuk kanë shpirt. Ndërsa një Mercedes ose Volvo i vjetër nuk është thjesht një makinë e përdorur, por një makinë e besueshme me një diferencë të madhe sigurie. Sedanët dhe furgonët klasikë sovjetikë gjithashtu dallohen për besueshmërinë e tyre”, pohon zr.ru.

Sa bukur është të ngasësh një limuzinë klasike sovjetike me teknologji modeste sigurie dhe konsum karburanti prej 15 litrash, apo jo?!

“Ato nuk janë të pajisura me ABS, ajër të kondicionuar apo asistentë elektronikë, por pikërisht kjo i tërheq. Shoferi ndihet i lidhur me rrugën, makinën, zhurmën e motorrit. E gjithë kjo e bën udhëtimin një aventurë të vërtetë”, shpjegon portali rus i internetit.

Edhe pse disa entuziastë të makinave mund të pajtohen me këtë tezë, për shumicën e blerësve, kthimi te sedanët e vjetër sovjetikë duket si kalimi nga një kalë në një gomar…

TË FUNDIT