Malaj: Është e domosdoshme që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë
M

Malaj: Është e domosdoshme që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë

Me ardhjen e dimrit dhe reshjet e borës që kanë mbuluar shumë zona të Kosovës, qarkullimi rrugor është vështirësuar dukshëm për automjetet.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të qytetarëve të Shqipërisë që udhëtojnë drejt Kosovës.

Ai ka theksuar se automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë, për të siguruar lëvizjen e sigurt, përcjell AutoPortali.

“Rreziku nuk është vetëm për veten dhe familjet tuaja, por edhe për të tjerët që qarkullojnë në rrugë. Shpeshherë, për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, mbetja në rrugë pengon edhe qarkullimin e të tjerëve”, ka shkruar Malaj.

Postimi i plotë:

Jemi në dimër dhe Kosova është e mbuluar nga bora

Shumë qytetarë nga Shqipëria vijnë këto ditë në Kosovë për punë, por sidomos për turizëm, për të shijuar bukurinë e peizazhit dimëror dhe për të skijuar në zonat malore të Kosovës.

Bëni shumë mirë që zgjidhni Kosovën!

Megjithatë, kjo është  një thirrje dashamirëse për kujdes:

Gjatë këtij sezoni është e domosdoshme që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë.

Shumë prej jush udhëtoni me familje apo në grupe dhe kurrsesi nuk duhet të rrezikoni. Rreziku nuk është vetëm për veten dhe familjet tuaja, por edhe për të tjerët që qarkullojnë në rrugë. Shpeshherë, për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, mbetja në rrugë pengon edhe qarkullimin e të tjerëve.

Prandaj, bëni kujdes, planifikoni udhëtimin me përgjegjësi dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt.

Mirë se vini dhe udhëtim të mbarë!

TË FUNDIT