Malcolm Armstead ftohet te Kosova, zëvendëson Mylesin e lënduar
M

Malcolm Armstead ftohet te Kosova, zëvendëson Mylesin e lënduar

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar sot se Malcolm Armstead i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës A, si zëvendësim për Divine Myles, i cili është lënduar dhe nuk do të mund të luajë në përballjen ndaj Shqipërisë.

Përmes një komunikate, FBK konfirmoi se pas ekzaminimeve mjekësore është vendosur që Myles të mos rrezikohet, ndërsa Armstead është ftuar menjëherë për të plotësuar skuadrën.

“Mirë se vjen Malcolm Armstead! Armstead i bashkohet Përfaqësueses Kosova A,” thuhet në njoftim. Më tej, federata falënderon lojtarin për gatishmërinë që të veshë fanellën e Kosovës në ndeshjet parakualifikuese të FIBA EuroBasket 2025.

Përballja mes Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 30 nëntor 2025.

TË FUNDIT