Marc Marquez e nis keq mbrojtjen e titullit
M

Marc Marquez e nis keq mbrojtjen e titullit

Marc Marquez u detyrua të tërhiqej nga Çmimi i Madh i Tajlandës pasi i shpërtheu goma e pasme, pasi doli nga pista në kthesën 4. Ai tha se e ka kaluar atë bordurë “një milion herë”, por këtë herë ishte sikur goditi një gur të madh, gjë që i shkatërroi gomën.

Spanjolli theksoi se po përpiqej të shmangte një rrëzim dhe të mos rrezikonte, por nuk pati fat. Në momentin e incidentit ishte në vendin e katërt dhe besonte se mund të luftonte edhe për podium.

Shefi i Ducati-t, Davide Tardozzi, shpjegoi se Marquez theu felen pas goditjes në bordurë, çka shkaktoi humbjen e presionit në gomë dhe tërheqjen nga gara.

TË FUNDIT