Marquez vazhdon dominimin, vetëm 10 pilotë e përfunduan garën
M

Marquez vazhdon dominimin, vetëm 10 pilotë e përfunduan garën

Piloti spanjoll i Ducatit, Marc Marquez, triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në MotoGP, e 200-ta në karrierë për të, zhvilluar në pistën e Sachsenring.

Triumf i merituar i kryesuesit të Botërorit, që thellon edhe më tej diferencën në renditje.

Një garë që do të mbahet mend për rrëzimet e shumta të pilotëve, plot 8 të tilla, ndërkohë që vetëm 10 pilotë e mbyllën garën.

Në vendin e dytë u rendit Alex Marquez me Ducati Gresini, që përfitoi nga rrëzimet e disa pilotëve.

Podiumi kompletohet me italianin Francesco Bagnaia, i treti me motorin tjetër Ducati, që gjithshtu përfitoi nga tërheqja e mjatf konkurrentëve. Gara e sotme, ndryshe nga ajo sprint zhvilluar të shtunën, u zhvillua në kushte normale.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Marquez është gjithnjë e më bindës si lider, i shkëputur gati 80 pikë nga vëllai i tij. Ndërsa Bagnaia është akoma edhe më pas, në një botëror që duket se do të mbyllet shumë shpejt këtë sezon.

TË FUNDIT