Marrëveshje mes Ramës dhe KRM “Pastrimi” për menaxhimin e mbeturinave
M

Marrëveshje mes Ramës dhe KRM “Pastrimi” për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ndërmarrjen Rajonale “Pastrimi”, për të përforcuar menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se në bazë të kësaj marrëveshjeje, sot ka nisur angazhimi për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte (ndërtimore) dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në territorin e kryeqytetit, përcjell AutoPortali.

“Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative në terren, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më efikase dhe në funksion të përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT