Martin dënohet me penalitet për rikthimin në MotoGP në Valencia
M

Martin dënohet me penalitet për rikthimin në MotoGP në Valencia

Jorge Martin do të duhet të kryejë dy xhiro ndëshkuese “long lap penalty” në Çmimin e Madh të Valencias këtë fundjavë, nëse shpallet i aftë për garë.

Dënimi vjen nga incidenti në sprintin e GP-së së Japonisë në Motegi, ku Martin u përplas me shokun e tij të skuadrës në Aprilia, Marco Bezzecchi, duke i nxjerrë të dy nga gara.

Pas operacionit në shpatull, Martin u kthye në paddock këtë të enjte dhe u paraqit para komisarëve, të cilët vendosën se ai kishte vozitur “në mënyrë të papërgjegjshme” dhe kishte krijuar “situatë të rrezikshme”, duke i dhënë kështu dënimin me dy “long lap” për garën e së dielës.

Ky është një tjetër goditje për Martin pas një sezoni të vështirë te Aprilia, të shoqëruar me dëmtime dhe mungesa në shumicën e garave. Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar nëse mund të garojë në Valencia, para testimeve të motos së re të vitit 2026 javën e ardhshme.

TË FUNDIT