Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ka ndarë 150 mijë euro për mbështetjen e mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se të gjithë profesorët që kanë kontratë të rregullt pune me universitetet publike, si staf akademik mund të përfitojnë 10 mijë euro grant për të aplikuar në hulumtimin në procesin e punës.
“Thirrja për aplikim në këto grante tashmë është publikuar, dhe qëndron e hapur deri sa të jepen 15 grante 10 mijë Euro secili”, thuhet në njoftimin e MAShTI-t, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Nagavci garantoi se 15 hulumtimet më të mira do ta fitojnë grantin me 100 për qind meritokraci.



