Kylian Mbappe do të mbajë fanellën me numrin 10 në sezonin e ri te Real Madrid, duke trashëguar kështu numrin ikonik që për afro një dekadë i përkiste Luka Modriq. Lajmi u konfirmua në mënyrë simbolike nga vetë sulmuesi francez, përmes një postimi enigmatik në rrjete sociale, ku ndau thjesht numrin “10”.
Pas largimit të Modriq, i cili mbylli një epokë të lavdishme 13-vjeçare me “Los Blancos”, fanella e tij mbeti “pa zot”. Por Real Madrid ka vendosur t’ia besojë atë yllit më të ri të skuadrës, Mbappe, i cili sezonin e kaluar mbante numrin 9, shkruan AutoPortali.
Ky ndryshim e afron edhe më shumë Mbappe-n me statusin e liderit, pasi numri 10 është edhe ai që ai mban në fanellë me kombëtaren e Francës. Ndërkohë, fanella me numrin 9 pritet të kalojë në duart e një tjetër emri të madh gjatë verës.




