Shiringa, kanilla dhe mbetje të tjera medicinale janë parë të shpërndara në tokë pranë kontejnerëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Këto po shihen si shqetësim serioz për rrezikun e përhapjes së infeksioneve dhe dëm të mundshëm për shëndetin publik, shkruan KlanKosova, përcjell AutoPortali.
Këto mbetje ndodhen brenda hapësirës së QKUK-së, në oborrin e brendshëm të saj dhe përballë disa klinikave, ku lëvizja e stafit shëndetësor dhe pacientëve është e përditshme.
Pamjet tregojnë se mbeturinat nuk janë të izoluara apo të trajtuara sipas protokolleve për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, përcjell AutoPortali.