Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 60 aksidente, 19 me të lënduar dhe 41 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 19 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 41 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 2067 |
Persona të arrestuar | 9 |
Persona në mbajtje | 1 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 3 |