Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 124 aksidente, një me fatalitet, 38 me të lënduar dhe 85 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 284 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 31 persona, 14 në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit.
| Aksident trafiku me fatalitet | 1 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 38 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 85 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2284 |
| Persona të arrestuar | 31 |
| Persona në mbajtje | 14 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 2 |




