Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 62 aksidente, 24 me të lënduar dhe 38 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 24 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 38 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2485 |
| Persona të arrestuar | 19 |
| Persona në mbajtje | 11 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 1 |



