Rruga “Ulëzat” në Hajvali, do të mbyllet përkohësisht dhe pjesërisht deri më 24 dhjetor 2025.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, e cila thotë se mbyllja e kësaj rruge bëhet për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, përcjell AutoPortali.
“Gjatë periudhës së mbylljes, do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku në mënyrë që të minimizohet pengesa për qarkullim”, thuhet në njoftim.