Për gjithçka është fajtor reagimi i dobët dhe taktika e ekipit, i cili mbrojti titullin në konkurencën e konstruktorëve.
McLaren, në momentin kur në pistë ishte makina e sigurisë, humbi mundësinë për të shkuar në ndërrimin e gomave, gjë që çoi në humbjen e garës, përkatësisht në dorëzimin e fitores te Max Verstappen.
Në pistën Lusail, Oscar Piastri ishte në vendin e dytë, ndërsa lideri i renditjes së përgjithshme Lando Norris ishte i katërti.
Pas garës, shefi i ekipit Andrea Stella deklaroi se do të hapet një hetim për vendimet e gabuara gjatë garës në Katar.
“Është e qartë që gjithçka e bëmë me arsye, dhe ajo ishte që të mos futeshim në rrëmujën pas hyrjes në bokse. Por të gjitha ekipet e tjera menduan ndryshe në momentin e daljes së makinës së sigurisë në xhiron e shtatë. Të gjithë shkuan për të ndërruar gomat, gjë që bëri që vendimi ynë për të qëndruar në pistë të rezultonte i gabuar, po të shohësh rezultatin përfundimtar. Meqenëse Verstappen ishte i shpejtë, dhe gomat nuk konsumoheshin shumë, ky vendim ishte fatal sepse Oscar po kontrollonte garën dhe e meritonte fitoren, ndërsa Lando mbeti pa podium”, theksoi Stella.
Para garës së fundit në Abu Dhabi, Lando Norris ka 12 pikë më shumë se Max Verstappen,



