Pas 15 fitoresh radhazi ka ardhur humbja e parë sezonale për Clevelandin, që u mund 120-117 nga kampionët e Boston Celtics.
Një ndeshje spektakolare dhe e ekuilibruar deri në fund, me shumë emocione e riavlitet.
Donovan Mitchell realizoi 35 pikë për Cavaliers, por që s’mjaftuan për të fituar. Te Boston u dallua kolektiviteti, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Shënuesi më i mirë për Celtics ishte Tatum me 33 pikë e 12 kërcime.
Fitoi edhe LA Lakers, që mundi 124-118 Utah Jazz, duke ngjitur shkallët në Perëndim.
Dalton Knecht ishte surpriza e kësaj sfide, që realizoi 37 pikë për Lakers, mbështetur nga LeBron e Davis, me nga 26 pikë secili.
San Antonio fitoi 110-104 ndaj Oklahomas, sfidë ku për Spurs u dallua Barnes, autor i 20 pikëve.
Nuk zhgënjeu skuadra kampione e Denver, që mundi 122-110 Memphis, sfidë ku ishte protagonist Jamal Murray me 27 pikë.
Rezultatet:
Boston – Cleveland 120-117
Brooklyn – Charlotte 116-115
Memphis – Denver 110-122
Dallas – New Orleans 132-91
San Antonio – Oklahoma 110-104
Lakers – Utah Jazz 124-118



