Medalistja e artë australiane në Lojërat Paralimpike, vdes në moshën 28 vjeçare
M

Medalistja e artë australiane në Lojërat Paralimpike, vdes në moshën 28 vjeçare

Sporti australian dhe komuniteti ndërkombëtar paralimpik janë tronditur nga lajmi i vdekjes së paraçiklistes Paige Greco, e cila ka ndërruar jetë në moshën vetëm 28-vjeçare.

Greco ishte një nga figurat më të spikatura të Lojërave Paralimpike të Tokios 2020, ku arriti të siguronte medaljen e parë të artë për Australinë, duke hyrë kështu në historinë e sportit të vendit të saj.

Sipas AusCycling (organi qeverisës kombëtar i çiklizmit), sportistja vdiq të dielën në shtëpinë e saj në Adelaide pas një “epizodi të papritur mjekësor”.

Lajmi është raportuar nga BBC dhe ka shkaktuar reagime të shumta në botën sportive, duke rikthyer në vëmendje figurën e Grecos si një atlete të jashtëzakonshme dhe një shembull frymëzimi për shumë të rinj me aftësi të kufizuara.

Familja e saj, e pikëlluar thellë nga humbja, ka shprehur gjithashtu krenarinë për jetën dhe karrierën e Paige-s.

Nëna e saj, Natalie, në deklaratën e publikuar nga AusCycling, tha se vajza e saj ishte njeri i jashtëzakonshëm, që ndikonte pozitivisht në çdo person që e rrethonte.

“Paige ishte gjithçka për ne. Mirësia, vendosmëria dhe ngrohtësia e saj e prekën familjen tonë çdo ditë”, u shpreh ajo, duke theksuar se e bija la pas një trashëgimi të paharrueshme si në sport, ashtu edhe në jetën personale.

Greco u vlerësua gjerësisht për profesionalizmin, disiplinën dhe energjinë pozitive që e shoqëronte në çdo garë.

Fitorja e saj në pistën e Tokios jo vetëm që i solli Australisë medaljen e parë të artë në ato Lojëra, por u bë simbol i fuqisë, kurajës dhe triumfit ndaj sfidave fizike.

TË FUNDIT