Vendimi i Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën dhe jo Zvicrën është vlerësuar si një hap i ndikuar.
Menaxheri i tij, Sascha Fischer, ka deklaruar se ky nuk ishte një vendim “kundër Zvicrës”, por “për Kosovën”.
“Shpesh në futboll lojtarët i ndjekin vetëm paratë dhe karrierën, por Leoni vendosi me zemër, e ndoqi identitetin familjar,” tha Fischer.
Avdullahu, një nga talentet më premtues të gjeneratës së re, ka zhvilluar karrierën e tij në Zvicër, por ka zgjedhur të veshë fanellën e Kosovës, një vendim që është pritur me entuziazëm nga tifozët dhe FFK.


 
                                    

