Menaxheri i Ducatit jep lajmin e mirë
M

Menaxheri i Ducatit jep lajmin e mirë

Menaxheri i Ducatit, Davide Tardozzi, thotë se Francesco Bagnaia ka rifituar mentalitetin që e karakterizoi në sezonin 2024, pas një viti të vështirë 2025.

Bagnaia bëri një fillim të fortë në testet parasezonale në Malajzi, duke u ndjerë menjëherë rehat me motorin e ri GP26. Edhe pse përfundoi i pesti në kohë, ai u dallua për ritmin e fortë në distanca të gjata, shumë pranë Alex Marquez.

Pas vështirësive me GP25 vitin e kaluar, italiani tha se ka gjetur sërish ndjesinë e munguar, veçanërisht falë përmirësimeve në frenim. Tardozzi beson se Bagnaia do të jetë një rival shumë i fortë në sezonin 2026.

Ndërkohë, spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë, por Ducati ka theksuar se prioriteti aktual është rinovimi i kontratës me Marc Marquez, përpara çdo vendimi tjetër.

TË FUNDIT