Mercedes‑Benz zbulon formën e re të grillit frontal për GLC EV
M

Mercedes‑Benz zbulon formën e re të grillit frontal për GLC EV

Mercedes-Benz ka dhënë një pamje të shkurtër për variantin elektrik të SUV‑it GLC, duke zbuluar një drejtim të ri të dizajnit që gjithashtu sjell teknologjinë më të fundit të markës. Ky model elektrik, i koduar si “GLC me EQ Technology”, do të zbulohet publikisht gjatë edicionit të panairit të makinave në Mynih në shtator 2025.

Qëndrueshmëria e saj është testuar pa kompromis gjatë provave të dimrit në Suedi dhe, sipas zëvendës‑drejtorit të zhvillimit të automjeteve, Christoph Starzynski, GLC EV demonstroi “besueshmëri dhe qëndrueshmëri edhe në kushte ekstreme skandinave”, shkruan Autocar, transmeton AutoPortali.

Një element kryesor i dizajnit është grill-i më i lartë dhe më i drejtë, frymëzuar nga modelet historike Mercedes si Ponton dhe 300SEL 6.3. Gorden Wagener, drejtuesi i dizajnit, tha se ky drejtim synon të japë modelit “një identitet të fortë” në mes makinave elektrike që po duken gjithnjë e më të ngjashme.

Në nivel teknik, GLC EV do të jetë modeli i parë mbi platformën MB.EA dedikuar EV-ve, e mbështetur në arkitekturën 800‑volt, e cila mundëson ngarkim DC me fuqi mbi 320 kW dhe rimbushje të sasisë energjetike që mjafton për rreth 260 km në vetëm 10 minuta.

 

TË FUNDIT