Në Kinë janë zhvilluar provat zyrtare të vlefshme për garën sprint që do të zhvillohet mëngjesin e së shtunës. Piloti britanik George Russell dha kohën më të shpejtë me makinën Mercedes, 1’31”520.
Ashtu si një javë më parë në Australi, i dyti u rendit shoku i tij i skuadrës, italiani Kimi Antonelli, çka konfirmon se makina gjermane është e pakapshme këtë fillimsezoni.
Në vendin e tretë u klasifikua McLaren i Lando Norris.
Kampioni i botës ishte gjysmë sekondi më i ngadalshëm se Russell. Në vendin e katërt u rendit Ferrari i Lewis Hamilton dhe pas tij Oscar Piastri me McLaren (i pesti) e Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari (vendi i gjashtë).
Vetëm i teti Max Verstappen me Red Bull, pas Pierre Gasly me Alpine, ndërkohë që në “top-10” edhe Bermann me Hass dhe Hadjar me Red Bull. Gara sprint në Kinë do të zhvillohet në orën 4:00 të mëngjesit me orën tonë lokale.




