Mercedes sfidon Bugattin, Paganin dhe Ferrarin me makinën sportive elektrike
M

Mercedes sfidon Bugattin, Paganin dhe Ferrarin me makinën sportive elektrike

AMG GT XX elektrike vendos standarde të reja në rekordet botërore dhe durimin e makinave sportive.

Një prototip Mercedes-AMG GT XX ka thyer të gjitha kufijtë e mundshëm në pistën e Nardò-s dhe në një udhëtim simbolik rreth botës, duke shkruar një kapitull të ri për makinat elektrike me performancë të lartë.

Një superkar i konceptuar për t’u përballur me sfidat e vazhdueshme të distancave të gjata, pa humbje fuqie ose ndalesa për rimbushje baterie, shrkuan Reportmotori, transmeton AutoPortali.

AMG GT XX thyen rekorde botërore

Prototipi AMG GT XX ka vendosur 25 rekorde botërore në Nardò, përfshirë sfidën 24-orëshe me 5,479 km, mbi 1,500 km më shumë se rekordi i mëparshëm, falë platformës AMG.EA që do të shkojë në prodhim vitin e ardhshëm.

Kjo arritje vazhdon traditën e rekordit të AMG: nga C111 e viteve ’70-’80 deri te AMG ONE në Nürburgring në 2022. Sot, ndryshon energjia nga benzina tek elektriciteti por filozofia mbetet e njëjtë: të provosh se një makinë elektrike mund të tejkalojë kufijtë e njohur.

Rreth botës në 8 ditë

Projekti nuk ndalet në 24 orë: misioni “Around the World in Eight Days” synon 40,075 km të ekuivalentit të perimetrit të Tokës, të përshkuar në 7 ditë, 13 orë e 24 minuta, me ritëm konstant 300 km/h dhe rreth 5,300 km në ditë. Dy makina identike kanë drejtuar paralelisht në pistë, duke përfunduar me një diferencë prej 25 km pas më shumë se 3,000 kalimesh.

Teknologjia e jashtëzakonshme

Powertrain-i përbëhet nga tre motorë aksialë dy pas dhe një përpara me fuqinë totale mbi 1,000 kW (~1,360 CV). Motorët aksialë janë të kompaktë, të lehtë dhe me densitet fuqi trefish më të madh se motorët radiale, duke garantuar reagim të menjëhershëm edhe nën stres të gjatë.

Bateria ka mbi 3,000 qeliza cilindrike NCMA me densitet të lartë energjie (>300 Wh/kg), të ftohura me lëng jo-konduktiv për temperatura të kontrolluara, performancë stabile dhe rimbushje të shpejtë. Sistemi punon me mbi 800 Volt, duke mundësuar rimbushje mesatare 850 kW: vetëm 5 minuta rikthejnë rreth 400 km autonomi.

Test i vërtetë durimi

Në kushte të vështira mbi 35°C, ritëm konstant 300 km/h, akselerime dhe ndalesa për rimbushje për më shumë se një javë makina ka treguar që sistemi mbështet presionin pa dështuar. Nuk është vetëm powertrain-i: nga kapsula e baterisë tek softueri i kontrollit, gjithçka funksionon në harmoni.

E ardhmja e AMG elektrike

Motorët aksialë dhe bateria e frymëzuar nga F1 do të arrijnë në gamën e prodhimit vitin e ardhshëm, duke ofruar një AMG elektrike që kombinon fuqinë, karakterin dhe qëndrueshmërinë. Deri në versionin rrugor, rezultati është i qartë: endurance me zero emisione ka ndryshuar standardet, dhe kohëmatësi e konfirmon këtë. /AutoPortali

TË FUNDIT