Shefi ekzekutiv i Mercedes-Benz, Ola Källenius, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të rishqyrtojë ndalimin e shitjes së makinave me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035.
Në një letër të hapur drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ai tha se “bota ka ndryshuar drastikisht” që prej shpalljes së këtij plani dhe paralajmëroi se “industria mund të përplaset me mur me shpejtësi të plotë”.
Ndërkohë, disa prodhues si Kia kundërshtojnë ndryshimin, duke thënë se zhbërja e planit do të shkaktonte humbje të mëdha pas investimeve në makinat elektrike.