Me rritjen e fluksit të mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë, pritjet më të gjata në pikat kufitare po shënohen në Merdarë, ku koha e pritjes në hyrje arrin deri në 10 minuta.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare qarkullimi paraqitet kryesisht i qetë, me pritje që variojnë nga 1 deri në 5 minuta, përcjell AutoPortali.
Ndërsa sa i përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.




