Kombëtarja e Kosovës ka arritur kualifikimin historik në fazën e “play-offit” të Kupës së Botës 2026, pasi përfundoi e dyta në Grupin B me 11 pikë, pas Zvicrës.
“Dardanët” regjistruan tri fitore, dy barazime dhe një humbje përgjatë kampanjës kualifikuese, ku garuan kundër Zvicrës, Sllovenisë dhe Suedisë.
Ndërkohë, tashmë janë bërë të ditur edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off.
Kosova mund të përballet me Poloninë, Republikën Çeke, Uellsin ose Sllovakinë.
Shorti që do të përcaktojë kundërshtarin e radhës pritet të mbahet të enjten. /AutoPortali



