Është hedhur shorti për raundin e katërt të Carabao Cup, garë kjo që po bëhet gjithnjë e më interesante pas disa eliminimeve të papritura, si ajo e Manchester United nga skuadra e ligës më të ulët, Grimsby Town.
Ky raund do të sjellë përballje shumë të forta dhe emocionuese. Kampioni në fuqi, Newcastle United, do të pres në “St. James’ Park” skuadrën e Tottenham Hotspur, në një duel që pritet me shumë interes. Ndërkohë, kampioni aktual i Premier Ligës, Liverpool, përballet me fituesin e fundit të FA Cup-it, Crystal Palace, në një tjetër sfidë e cila tërheq vëmendje të madhe.
Në total do të zhvillohen 8 ndeshje, të cilat janë:
Ndeshjet do të zhvillohen më 28 dhe 29 tetor 2025, me fillim në orët e mbrëmjes.
Ky raund pritet të sjellë spektakël, teksa disa nga skuadrat më të mëdha të Anglisë kërkojnë të sigurojnë kalimin në çerekfinale të këtij kompeticioni prestigjioz.