Inter Miami ka marrë një fitore të thellë dhe mbresëlënëse në udhëtim ndaj Cincinnati-t, duke triumfuar me rezultatin 0-4 në ndeshjen e Play-Off-it të MLS.
Skuadra e trajnerit Javier Mascherano dominoi takimin nga fillimi deri në fund, me Lionel Messin që ishte pa dyshim lojtari më vendimtar i sfidës.
Argjentinasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të me një goditje të saktë me kokë, duke i dhënë avantazhin Inter Miamit.
Në pjesën e dytë, Messi vazhdoi paraqitjen e tij të jashtëzakonshme duke dhuruar tre asistime: së pari për Silvettin në minutën e 57-të dhe më pas për Allenden, i cili realizoi dopietë në minutat 62 dhe 74.
Falë këtij triumfi bindës, Inter Miami siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Play-Off-it, ku do të përballet me New York Cityn. /AutoPortali



