Micah Richards me fjalë të mëdha për Granit Xhakën
M

Micah Richards me fjalë të mëdha për Granit Xhakën

Ish-futbollisti dhe analisti Micah Richards është shprehur i impresionuar nga paraqitja e Granit Xhakës në derbin e fituar kundër Newcastle United.

Mesfushori shqiptar ishte një nga figurat kryesore të ndeshjes, duke dominuar repartin e mesfushës dhe duke udhëhequr skuadrën drejt një suksesi të rëndësishëm.

“Macet e Zeza” siguruan fitoren e tyre të parë në Premier League ndaj Newcastle që nga viti 2016, falë një autogoli të pazakontë të Nick Woltemade në pjesën e dytë të takimit.

Pas ndeshjes, Richards nuk i kurseu superlativat për Xhakën. “Ai ishte sërish brilant, një luftëtar i vërtetë në mesfushë. Çfarë lojtari dhe çfarë transferimi. Për mua, deri tani, është transferimi i sezonit”, deklaroi ai.

Analisti anglez shtoi se Xhaka ka qenë pothuajse i përsosur në çdo aspekt të lojës së tij, duke theksuar ndikimin e madh që ka sjellë në skuadër që nga ardhja e tij. /AutoPortali

TË FUNDIT