Mick Schumacher afër vendimit të madh
M

Mick Schumacher afër vendimit të madh

Mick Schumacher testoi për herë të parë një makinë IndyCar këtë javë me ekipin Rahal Letterman Lanigan Racing në Indianapolis dhe u shpreh shumë pozitiv për përvojën.

26-vjeçari e përshkroi testin si argëtues dhe tha se ishte i tërhequr nga formati i garave me rrota të hapura dhe kalendari prej 17 garash në vit.

Schumacher, aktualisht pjesë e Alpine në WEC, tha se nuk përjashton një kalim në IndyCar për vitin 2026:

“Jam shumë i hapur për këtë mundësi. Dua ta analizoj më mirë dhe pastaj të vendos. Nuk do të zgjasë shumë”.

Ai përjashtoi mundësinë e një kalendari të dyfishtë midis WEC dhe IndyCar, duke theksuar se dëshiron të fokusohet 100% vetëm në një kampionat.

Mick Schumacher, Rahal Letterman Lanigan Racing

Në krahasim me F1, ai e përshkroi IndyCar si më “old-school” dhe më fizikisht kërkues, por gjithashtu më të përqendruar te aftësitë e pilotit: “Më pëlqeu ideja që piloti ka shumë peshë në suksesin e ekipit. Ky është një faktor që më tërhoqi”.

Mick pranoi se ende nuk ka testuar në pista ovale, një aspekt që shpesh ndikon në vendimet e pilotëve evropianë, por u shpreh i gatshëm ta provojë nëse vendos të kalojë në SHBA.

 

TË FUNDIT