Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë – Fushë-Krujë, pa mbërritur në Milot.
Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” shihen rreth 7-8 makina të përplasura në seri.
Nisur nga këto pamje të këtij aksidenti, të gjitha makinat që kalojnë në këto momente po shkaktojnë trafik, pasi shoferët kureshtarë nuk hezitojnë të ndalojnë për të parë pasojat e kësaj përplasjeje masive të automjeteve në rrugë. /AutoPortali




