Molika, beteja e fundit për pikët në disiplinën malore
M

Molika, beteja e fundit për pikët në disiplinën malore

Ka mbetur vetëm edhe gara “Molika 2025”, e cila ,bahet më 27 e 28 shtator për t’u përmbyllur Kampionati i Kosovës për këtë vit në disiplinën malore.

Tashmë në disa klasa dhe në plasmanin e përgjithshëm renditja dihet, Molika do t’i heqë edhe dilemat e fundit. Për këtë arsye, por edhe për faktin që disiplina malore është më tërheqëse nga të tjerat, gara pritet me interesim të madh.

Disa nga garuesit e rregullt të kësaj disiplina kanë aplikuar për garë, duke e konfirmuar pjesëmarrjen derisa të tjerët pritet ta bëjnë këtë në ditët në vazhdim.

Klubi organizator, AK Ferizaj, në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) po i bëjnë përgatitjet e fundit për garë sa më të mirë.

 

TË FUNDIT