Momente paniku për pilotin e F1
M

Momente paniku për pilotin e F1

Momente frike për pilotin Kimi Antonelli. Makina në të cilën udhëtonte piloti italian i Mercedes u përplas me një mur mbajtës të vendosur përgjatë super-autostradës në San Marino, pranë kështjellës Serravalle.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij aksidenti, për të cilin po heton policia rrugore italiane. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua dhe të gjithë pasagjerët dolën nga automjeti pa lëndime.

Antonelli, në sezonin e tij të dytë në Formula 1, pritet sot në Bahrein për seancën e parë të provave, të planifikuara në datat 11-13 shkurt në pistën e Sakhir, tri javë para fillimit të sezonit të ri.

Mësohet se në momentin e aksidentit, Antonelli ndodhej në një Mercedes-AMG GT 63 Pro 4Matic+ Motorsport Collectors Edition. Nuk është e qartë se kush ishte pas timonit të kësaj supermakine në kohën e përplasjes.

TË FUNDIT