Morata transferohet tek Como
M

Morata transferohet tek Como

Skuadra italiane Como ka arritur një marrëveshje me Galatasarayn për të ndërprerë huazimin aktual të sulmuesit Álvaro Morata, duke paguar një tarifë kompensimi prej rreth 5 milionë eurosh, njofton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Në ditët në vijim pritet të finalizohet autorizimi për vizitat mjekësore të lojtarit dhe organizimi i udhëtimit drejt Italisë, pasi Como do të firmosë një huazim me detyrim blerjeje me AC Milan për Moratën, transmeton AutoPortali.

Paketë totale e marrëveshjes pritet të jetë nën 10 milionë euro, duke përfshirë tarifën për ndërprerjen e huazimit dhe kushtin për blerjen e përhershme të sulmuesit.

TË FUNDIT