Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës.
Në njoftim thuhet se këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese me qëllim të vjedhjes së të dhënave personale dhe financiare, përcjell AutoPortali.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë, të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare, të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve, të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese dhe nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt”.
Njoftimi i plotë:



