Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në zonat malore priten reshje bore.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 6-24 km/h, përcjell AutoPortali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C.



