Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu
M

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Në zonat e larta malore priten reshje bore.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.

TË FUNDIT