Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Shqipëri, vdes një prej drejtuesve
M

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Shqipëri, vdes një prej drejtuesve

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Konispolit në Shqipëri. Ngjarja u shënua rreth orës 10:40 të mëngjesit, në vendin e njohur si “Shkallë”, ku dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes fatale, ka humbur jetën në vendngjarje 74-vjeçari U.Ç, banor i zonës. Drejtuesi tjetër i motorit, shtetasi K.A., rreth 45 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, shkruan AutoPortali.

Policia njoftoi se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa deri tani nuk janë dhënë detaje mbi shkakun e përplasjes.

 

TË FUNDIT